“Doja të vdiste”, ish-bashkëshorti nuk shpreh pendesë për vrasjen e Suela Saliajt

Aktualitet

“Doja të vdiste”, ish-bashkëshorti nuk shpreh pendesë

Renato Muhaj është 34 vjeçari shqiptar i cili i mori jetën mizorisht ish-gruas së tij 32-vjeçare Suela Saliajt. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të vajzës së miture cila më pas u rrëmbye nga i ati.

8-vjeçarja u gjet pranë babait të saj disa orë më vonë, ndërsa ka dhënë edhe dëshminëe saj për policinë. Ajo ka dëshmuar se e ka parë babain ta godiste disa herë me thikë dhe me një pajisje bronzi ndërkohë që e reja ishte në dhomë ne gjumit.

“E pash që mami vdiq. E pyeta pse e bëre këtë? Më tha se donte që ajo të vdiste”,-kështu ka dëshmuar vajza para policisë.

Në dosjen hetimore, ku është rindërtuar dhe skena e krimit bëhet me dije se Renato Muhaj rreth orës 02:45 të mëngjesit të së hënës ka dhunuar prindërit e tij në një banesë në Clearëater dhe pasi u ka marrë telefonat për të mos lajmëruar policinë, ai është larguar drejt banesës së ish-bashkëshortes në Largo.

Pasi mbërriti në banesën e saj ai përdori përforcues grushti dhe thikë për ta rrahur dhe vrarë ish-bashkëshorten në mënyrë makabër.

E gjithë skena e krimit të rëndë ndodhi në sy të vajzës së tyre 8-vjeçare.

Pas krimit ai rrëmbeu vajzën dhe u largua. Efektivët iu vunë pas 34-vjeçarit të cilin e lokalizuan përmes telefonit.

Rreth orës 8:30 të mëngjesit, Renato Muhaj u zbulua se ndodhej mes rrugës Belleair dhe St. Paul’s Drive në Clearwater, ku dhe u arrestua.

Ndërkohë, që në seancën gjyqësore të mbajtur të mërkurën 34-vjeçari nuk shprehu asnjë lloj emocioni dhe pendese në gjykatë.

E vetmja pyete që ai i drejtoi gjykatësit ishte nëse do t’i caktojnë një avokat për.

“Po”, iu përgjigj gjyqtari, duke shtuar se avokati ishte prezent në seancë.

Gjyqtari shtoi se 34-vjeçari  do të jetë kurrë në gjendje ta shohë vajzën e tij, edhe nëse ndonjë ditë del nga burgu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion