CEZ-DIA/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-administratorit të kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj

Aktualitet

CEZ-DIA/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-administratorit të

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish administratorit të kompanisë DIA Kastriot Ismailaj, lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë që e dënoi atë me 11 vite burg.

Në maj të 2018-tës, gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke e dënuar Ismailaj me 11 vite heqje lirie për atë që njihet si afera CEZ-DIA.

Ismailaj u gjet fajtor për kryerjen e veprës penale “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, për mbledhjen e borxheve të prapambetura të CEZ.

Në atë kohë, ai u akuzua se mori nga kompania CEZ rreth 6.5 milionë dollarë, për një shërbim që nuk e kishte kryer. Kastriot Ismailaj u lirua nga burgu  shtatorin e kaluar, pas 9 vitesh nga momenti i arrestimit për shkak se mbaroi dënimin e dhënë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion