Parandalohet krimi në Mat, dhunoi xhaxhanë, në pranga 20-vjeçari. Sekuestrohen armë, fishekë e granata

Aktualitet

Parandalohet krimi në Mat, dhunoi xhaxhanë, në pranga

Për motive të dobëta, dhunoi xhaxhain e tij, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit.

Në banesën e 20-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Drita, për motive të dobëta, një 20-vjeçar po dhunonte xhaxhain e tij shtetasin P.K., 58 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, shkuan menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë e mundur përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti, si dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit K.K., 20 vjeç, banues në fshatin Drita, Mat.

Gjatë kontrollit të banesës së 20-vjeçarit, iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion