Rama i tregon zyrën Cameron, sekretari i Jashtëm britanik fotografon pikturat

Aktualitet

Rama i tregon zyrën Cameron, sekretari i Jashtëm britanik fotografon

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur sot në Tiranë David Cameron, Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Në një video të postuar në Facebook shihet takimi i Ramës dhe Cameron në ambientet e kryeministrisë, ku i ka treguar edhe ambientet e zyrës dhe koleksionet e tij artistike.

“Kënaqësi të mirëpres Lord David Cameron, Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, një mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht Shqiptarisë”, shkruan Rama.

Vizita në Tiranë/ Cameron mbërrin në Kryeministri, takim “kokë më kokë” me Ramën

Rama i tregon zyrën Cameron, sekretari i Jashtëm britanik fotografon

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ka mbërritur në Kryeministri, aty ku është pritur nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar videon teksa pret Cameron, teksa së bashku do të zhvillojnë një takim “kokë më kokë:.

“Kryeministria – Kënaqësi të mirëpres Lord David Cameron, Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, një mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht Shqiptarisë”, shkruan Rama në Facebook.

Sekretari i Jashtëm britanik Cameron mbërrin në Shqipëri, pritet në Rinas nga ministri Hasani

Rama i tregon zyrën Cameron, sekretari i Jashtëm britanik fotografon

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, David Cameron mbërriti sot në Shqipëri. Ai u prit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

“Kënaqësi të mirëprisja në Tiranë, Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin,  Lord David Cameron.

Në kuadër të kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësor, duke përfshirë forcimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Hasani në rrjetin social X.

Cameron sot në Tiranë, takim kokë më kokë me Ramën, në fokus emigracioni i paligjshëm

Rama i tregon zyrën Cameron, sekretari i Jashtëm britanik fotografon

Ditën e sotme, sekretari i Jashtëm britanik David Cameron, vjen për një vizitë zyrtare në Tiranë. Cameron do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe në orën 12:50, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

“Ditën e nesërme, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron.

Pas takimit, Rama dhe Cameron do të zhvillojnë konferencë për shtyp në orën 12:50 te biblioteka, Cod”, njofton Kryeministria.

Në orën 14:30, sekretari i Jashtëm britanik do të jetë në Presidencë, ku do të pritet nga kreu i shtetit, Bajram Begaj.

“Presidenti Begaj do te prese nesër, ditën e mërkurë, date 22 maj, ora 14.30 Sekretarin Britanik te shtetit për çështjet e jashtme, lordin David Cameron”, njofton Presidenca.

Ambasada Britanike në Tiranë, ka zbardhur fokusin e vizitës së Cameron, ku në qendër do të jetë emigracioni i paligjshëm.

Ambasada njofton se Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

 

 

ME TE LEXUARAT