Pacientit nga Kosova i operojnë këmbën e gabuar në RMV, fatura e majme që pagoi

Kosovë&Rajon

Pacientit nga Kosova i operojnë këmbën e gabuar në RMV,

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me një pacient nga Ferizaj, i cili ka shkuar në Maqedoninë e Veriut për të operuar gjurin.

Pacienti Remzi Toçilla pasi kishte bërë të gjitha ekzaminimet për të operuar gjurin e majtë, e bëri edhe ndërhyrjen. Por, pasi i doli anestezia rezultoi se në të vërtetë kishte operuar gjurin e djathtë.

Ai i ka thënë mjekut se pse e ka të fashuar këmbën tjetër kur e ka kuptuar se i operuan të gabuarin, operacion për të cilin ka paguar 1700 euro.

Pasi përfaqësues të spitalit e kishin kuptuar gabimin, i ofruan që t’ia operojnë edhe gjurin e majtë falas, por ai i refuzoi. Situata merr kaheje edhe më tragjike kur Toçilla konsultohet me mjek tjetër, i cili i thotë se nuk ka nevojë aspak për ndërhyrje…

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion