BSH vendos masën ndaluese: Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) s`mund të japë kredi

Aktualitet

BSH vendos masën ndaluese: Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA)

Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive të reja, veçanërisht ato për pasuri të patundshme, derisa të rrisë kapitalin dhe të rregullojë treguesit.

Prej disa muajsh BSH e ka vendosur nën mbikqyrje të rreptë UBA-n duke i kërkuar të shtojë kapitalin rregullator në përputhje me kërkesat e ligjit, njofton kapitali.

Sipas të dhënave nga bilanci zyrtar që Banka e Bashkuar e Shqipërisë ka dorëzuar në QKB, vitin e kaluar raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit zbriti në 15.71 për qind nga 19.81 për qind në fund të vitit 2023.

Aktualisht Banka e Bashkuar e Shqipërisë zotërohet në masën 98 për qind nga shoqëria e sigurimeve Eurosig e biznesmenit Kadri Morinaj, ndërsa 2 për qind e aksioneve të saj zotërohen nga disa aksionerë të vegjël.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion