Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”, Artisti i merituar Zija Grapshi!

Showbiz
Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i

Ndahet nga jeta aktori Zija Grapshi, i cili kujtohet si gjyshi përrallave. Ai lindi në Gjirokastër dhe mbaroi liceun artistik “Jordan Misja” (1952).

Fillimisht u aktivizua në grupin filodramatik pranë “Radio Tiranës” që nga viti 1949, më pas ka luajtur role në zhanret e komedisë, sidomos në Teatrin e Estradës së shtetit, disa role në Teatrin Popullor, por më së shumti u bë i njohur si aktor i teatrit të Kukullave të Tiranës, ku edhe ka punuar më gjatë dhe ku ka dhënë ndihmesën e tij më të madhe.

Ka qenë pedagog në Institutin e Lartë të Arteve për disa vite. Në mbi 160 shfaqjet e shumta të teatrit të kukullave ku mori pjesë, ka luajtur në përgjithësi role kryesore, ku u bë i dashur për fëmijët me rolet e Shvejkut (1957), Ivanit të madh (1959), sidomos me figurën e Baba Vitit (1987).

Zëri i tij i veçantë, me një ngjyrim karakteristik, me aftësitë imituese, kujdesi për të qenë sa më i natyrshëm, si dhe ndjesia e vërtetësisë në marrëdhëniet me partnerët, kanë qenë disa nga cilësitë e tij interpretative më të zëshme në krijimin e figurave.

Si në Teatrin e Kukullave, ashtu edhe në Teatrin e Estradës, ai ka interpretuar role me mbartje pozitive, njerëz të moshuar, gjyshër të mençur e të dashur, pleq këshillëdhënës, gaztorë etj.

Zija Grapshi ka luajtur edhe në 7 filma, role të dyta dhe episodike, ku është dalluar gjithashtu për vërtetësinë e aktrimit dhe mbante titullin “Artist i merituar”./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion