Breshëri plumbash drejt dy makinave të parkuara në Velipojë, ja kujt i përkasin

Aktualitet

Breshëri plumbash drejt dy makinave të parkuara në Velipojë,

VELIPOJË
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës së kaluar në Velipojë.

Është qëlluar në drejtim të makinave të 36-vjeçarit David Ndoci.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion