“Braktiseni nesër Ramën”/ Mitingu i paralajmëruar, protestuesi: Mos bini pre e provokimeve të Kryeministrit

Aktualitet

“Braktiseni nesër Ramën”/ Mitingu i paralajmëruar,

Prej 12 ditësh protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa me dhjetëra mijëra qytetarë janë mbledhur edhe sot si çdo mbrëmje poshtë zyrës së Ramës në Kryeministri.

Ditën e nesërme është paralajmëruar një aktivitet për përvjetorin e krijimit të Partisë Socialiste, ndërsa protestuesit dhe opozita e kanë quajtur atë anti-miting dhe përpjekje për të shuar protestën e qytetarëve.

“A e dini përse e ka lënë mitingun në 17 e 30 mitingun kryeministri, sepse në orën 18: 30 do të jenë të gjithë këtu do bashkohen këtu. Ne nesër do t’i tregojmë se jemi më shumë dhe madje do i marrim edhe ata që i nis me pagesë nga qytetet e tjera.

Çdo njeri që niset nesër për të ardhur në antimiting vjen me kokën ulur, sepse e di dhe zemra i thotë që duhet të jetë me ne. Kam një thirrje për të gjithë administratën që me detyrim do të duhet të jenë nesër, Braktiseni atë kryeministër dhe bashkohuni me popullin”, u shpreh një prej protestuesve.

Ndërkohë një tjetër protestuese u shpreh se punonjësit e administratës po detyrohen të marrin pjesë në organizimin ku do të jetë i pranishëm kryeministri Rama.

“Nesër do të organizohet një antimiting ku të gjithë punonjësit e administratës do të sillen me detyrim. Mos bini pre e provokimeve të kryeministrit, qe do qe shqiptaret te zihen me njeri-tjetrin, jemi këtu për t’i cliruar edhe ata, edhe për punonjësit e administratës që nesër do të detyrohen të mbulojnë fytyrën për të mos dalë në foto, edhe për ata që shantazhohen për bukën e gojës. Jemi këtu për një Shqipëri të re.”, tha Sidorela Vatnika.

ME TE LEXUARAT