Bordi i Transparencës merr vendimin, ndryshon çmimi i karburantëve në vend, ja sa do të shiten nafta dhe gazi

Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ndryshon çmimi i

Bordi i Transparencës është mbledhur sërish ditën e sotme, ku ka vendosur çmimet e reja të karburanteve.


Nafta është rritur me 3 lekë, duke shkuar nga 173 në 176 lekë/litër, ndërsa benzina është rritur me 6 lekë, duke shkuar nga 173 në 179 lekë/litër.

Gazi mbetet njëjtë me 63 lekë/ litër. Çmimet e reja do të futen në fuqi ditën e sotme prej orës 18:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendim i Bordit të Transparencës- 26.05. 2023

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 26 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :


Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 82 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Maj, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

endim i Bordit të Transparencës- 26.05. 2023 Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 26 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 82 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Maj, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

ME TE LEXUARAT