Bllokohet qarkullimi në aksin Laç-Milot, lartësia e ujit arrin deri në 1 metër

Aktualitet

Bllokohet qarkullimi në aksin Laç-Milot, lartësia e ujit arrin

Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar përmbytje edhe në zonën e Kurbinit.

Aksi i vjetër rrugor që lidh qytetin e Laçit me Milotin prej disa orësh është i bllokuar totalisht.

Policia ka ngritur postoblloqe në të dy anët si në Laç ashtu edhe në Milot për të mos lejuar drejtuesit e mjeteve të përdorin këtë aks rrugor për shkak të nivelit të lartë të ujit në disa segmente.

Autoritetet vendore po punojnë për pastrimin e kanaleve që do të bënin të mundur tërheqjen e ujit, ndërsa policia këshillon drejtuesit e mjeteve që të përdorin autostradën Laç  – Milot për lëvizjet e tyre dhe jo aksin e vjetër.

/vizionplus.tv

ME TE LEXUARAT