Bllokimi i klinikës International Medicare/ Aksioneri turk i shpallur në kërkim rezulton Konsull Nderi i Maqedonisë së Veriut

Aktualitet

Bllokimi i klinikës International Medicare/ Aksioneri turk i shpallur

Turku Bilal Kara 45 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës si një nga dy bashkëaksionerët e klinikës private International Medicare që u bllokua sot, rezulton të jetë Konsull Nderi i Maqedonisë së Veriut në Izmir (Turqi).

Ai është zgjedhur si Konsull Nderi 2 vite më parë, me firmën e Bujar Osmanit, ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut në atë kohë. Bilal Kara është njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit të Biznesit Turqi-Maqedoni e Veriut në Këshillin për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë (DEIK) që nga viti 2018.

Po kështu, Bilal Kara rezulton të jetë anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi.

Bllokimi i klinikës International Medicare/ Aksioneri turk i shpallur

Turku është pronar i grupit spitalor Sante Plus, pjesë e të cilës është edhe klinika private në Tiranë, International Medicare. Administratori i kësaj klinike, Edmond Zaja 62 vjeç, është i vetmi që u arrestua sot.

Kurse turku Bilal Kara dhe 32-vjeçarja Gerjana Arapi, të dy bashkëaksionerë, janë shpallur në kërkim.

Kjo klinikë, për më shumë se 1 vit, nuk deklaroi fitimet në vlerën e 1 milion eurove. Përveç kësaj, u zbulua se në klinikë shërbimet spitalore kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim, të skaduara dhe kontrabandë. Nga hetimi u zbardh gjithashtu se edhe 5 punonjës rezultonin të pa siguruar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion