Berisha uron natën e fundit të Ramazanit: Vitin tjetër festofshim me shpresë të kthyer për një të ardhme që meritojmë!

Aktualitet

Berisha uron natën e fundit të Ramazanit: Vitin tjetër festofshim

Kreu i PD Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një iftar të shtruar për besimtarët myslimanë të Degës 12 nga kandidati i Opozitës për Qarkun Tiranë, Ethem Aga.

Gjatë fjalës së tij Berisha nderoi të gjithë besimtarët myslimanë që agjëruan gjatë muajit të Ramazanit, duke e cilësuar këtë sakrificë si një veprim që afron njeriun me Zotin.

"Së pari, unë dua të përulem me nderimin më të madh para të gjithëve ju këtu, para të gjithë atyre shqiptarëve, burra e gra, djem e vajza që agjëruan muajin e madhërueshëm të Ramazanit në një sakrificë që fisnikëron dhe lartëson moralin dhe shpirtin e njeriut. Në një sakrificë që afron njeriun më shumë me Zotin.

Le të urojmë ne sonte këtë natë të bekuar, natë Bajrami. Shqiptarëve kudo që janë me fat dhe gëzime natën e Bajramit dhe Bajramin. Le të urojmë që vitin që vjen t’i festojmë siç na do zemra, siç e meritojmë. T’i festojmë me besim më të madh te Zoti, t’i festojmë me besim më të madh tek Shqipëria, t’i festojmë me shpresë të kthyer edhe njëherë për një të ardhme që meritojmë.

Dhe njëherë, gëzuar këtë natë të bekuar dhe urimet më të përzemërta për Bajramin”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT