Balla nis punën nga Shkodra/ "Ultimatum" për grupet kriminale por dhe për ndërtimet pa leje

Aktualitet

Balla nis punën nga Shkodra/ "Ultimatum" për grupet

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Ministri Balla ka kërkuar nga Shkodra të merren të gjitha masat që i takojnë Policisë, për mbarëvajtjen e sezonit turistik, të intensifikohet puna për goditjen e grupeve kriminale dhe pastrimin e alpeve e zonave të thella, nga kultivimi i lëndëve narkotike.

Gjithashtu ai theksoi se strukturat e Policisë duhet të kenë vëmendje më të shtuar edhe ndaj ndërtimeve pa leje, sidomos në qendrat urbane dhe zonat turistike.

“Na duhet vëmendje e shtuar ndaj fenomenit të ndërtimeve pa leje në qendrat urbane e ato turistike. Nuk duhet të ketë asnjë tolerim”, tha ministri Balla.

ME TE LEXUARAT