GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe
Gjykta e Posaçme (GJKKO) ka dënuar me 2 vite shërbim prove ish kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe, nën akuzën e mosdeklarimit të pasurisë.
SPAK kërkoi 17 muaj burg për ish kryetarin e Lushnjës, por GJKKO ka vendosur që ish-kryebashkiaku të dënohet me shërbim prove.
Tushe akuzohet për mosdeklarim pasurie. Bëhet fjalë për një apartament të ndodhur në bregdet të cilin Fatos Tushe e ka mbajtur të fshehur dhe nuk e ka deklaruar. SPAK ka udhëruar dhe konfiskimin e pasurisë.
Nuk është hera e parë që Tushe është përballur me ligjin. Ish kryebashkiaku socialist u dënua në vitin 2022 me 2 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Psaçme e shkallës së Parë për shpërdorim detyre.
Ndërkohë nje tjetër akuzë ka ardhur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, ku në atë kohë u kërkua dëmini me 5 vite por që mbeti pa u shqyrtuar.