Këngëtarja e famshme mbajti trupin e djalit të saj të vdekur në shtëpi për dy muaj
Lisa Marie Presley u shkatërrua kur djali i saj i vetëm, Benjamin Keough, vdiq në moshën 27-vjeçare në vitin 2020.
Por tani e kuptojmë më mirë pikëllimin e saj.
54-vjeçarja ishte vajza e vetme e Elvis Presley. Nipi i tij, Benjamin Keough vrau veten në vitin 2020 duke i dhënë fund jetës në moshën 27-vjeçare.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Lisa Marie Presley e mbajti trupin e djalit të saj të ndjerë për dy muaj në shtëpi pasi nuk e kapërcente dot pikëllimin e vdekjes së tij.
Fakti i tmerrshëm zbulohet në librin e sapo publikuar të Presley, “From Here to the Great Unknown” që u përfundua nga e bija, Riley Keough.
“Nëna e mbajti vëllain në shtëpi me ne në vend që ta çonte në morg. Ata na thanë se nëse ne mund të kujdeseshim për trupin, mund ta mbanim në shtëpi dhe ajo kështu bëri, duke e vendosur në akull të thatë.
Ishte shumë e rëndësishme për nënën time që të kishte kohë të mjaftueshme për t’i thënë lamtumirë, njësoj siç kishte bërë me të atin. Unë shkoja dhe ulesha pranë tij”, tha Riley.
Në Kaliforni nuk ka ligj që përcakton kohën e saktë se kur një trup duhet varrosur ose asgjësuar./vizionplus