Babë e bir bëjnë për spital vajzën e shtëpisë
Lajmifundit
/
13 Dhjetor 2025, 20:55
Aktualitet

Babë e bir kanë përfunduar në prangat e policisë në Vlorë, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së familjes.
Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, ku 55-vjeçari dhe djali i tij 24 vjeç dyshohet se kanë dhunuar 23-vjeçaren, vajzë dhe motër e tyre.
Pas denoncimit të rastit, policia ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar të dy në flagrancë.
Vajza e dhunuar është marrë në mbrojtje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.


