Avionët e NATO-s në Shqipëri "tregojnë forcën", më 4 mars hapet baza e Kucovës

"Muajin e ardhshem hapet baza e NATO-s ne Kucove",- kjo ishte fjalia e sekretarit Amerikan te Shtetit Antony Blinken gjate vizites ne Tirane teksa po bisedonte per bashkepunimin mes dy vendeve ne fushen e sigurise dhe mbrojtjes ne partneritet me Aleancen Veriatlantike.

Ne fakt baza e NATO-s ne Kucove do te hapet ne daten 4 mars 2024 kur do te behet edhe inagurimi zyrtar i saj.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjate nje prononcimi per TV a2 cnn, ka konfirmuar lajmin madje duke pohuar se baza do te jete nje demonstrim force.
"NATO është një aleancë jo ofensive por difensive. Por gjithsesi mbrojtja, politika difensive e NATO-s realizohet përmes shkurajimit, ajo që quhet deterenca.
Çka do të thotë modernizimi dhe shtimi i kapaciteteve ushtarake të gjitha vendeve të NATO-s synon të shkurajojë fuqitë e tjera destruktive që vijnë nga Lindja, ose konflikte të mundshme qoftë në rajonin tonë, kryesisht në krahun Lindor të NATO-s mund të ndodhin. Sapo kemi filluar të ndërtojmë flotën e helikopterëve Black Hawk.
Dy tashmë janë në Shqipëri, po punojmë për të arritur në 6, në afatmesëm. Do të vijnë dronët Bayraktar për pak javë. Në 4 mars kemi inaugurimin, ditën e hapjes së bazës ajrore taktike të NATO-s në Shqipëri, në Ballkanin Perëndimor që ndodhet në Kuçovë. Aty do të kemi edhe avionë luftarak nga vendet aleate të NATO-s që do të bëjnë një demonstrim.
Le ta quajmë dhe demonstrim force, nuk ka vend për ta fshehur, pasi bota nuk është më normale dhe nuk dihet kur do të rikthehet në normalitetin që ka qenë dikur. Ne do të përgatitemi për më të keqen, por do të shpresojmë për më të mirën. Jo vetëm do të shpresojmë por do ta shkurajojmë të keqen"- ka thene Peleshi.

Lajmifundit.al meson se buxheti i perdorur per investimet e nevojshme ne ish-bazen e Kucoves, ka qene rreth 50 milione euro.
Pervec rinovimit te pistes se ngritjes dhe uljes se avioneve, eshte rindertuar gjithe perimetri i sigurise, parkimet e avioneve, hambaret dhe ambientet e mirembajtjes, si dhe depozitat e karburantit, dhe depot e municioneve.
Ushtia shqiptare ka deklaruar ne nisje te punimeve ne bazen e Kucoves, se : “Baza Ajrore Taktike e Kuçovës do të bëhet një gjurmë e rëndësishme e pranisë së NATO-s dhe do të jetë në shërbim të stërvitjeve dhe operacioneve të ndryshme të Aleancës, duke qenë gati 24 orë në 7 ditë. javë, si në kohë paqeje ashtu edhe në kohë krize” .
Investimi në këtë bazë kap vlerën e rreth 45.8 milionë euro dhe konsiston në ndërtimin e depove të armatimit, depove të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër prishjes dhe zjarrit, rikonstruksionin e pistës dhe kullës së kontrollit.
Baza e Kucoves
Ndërtimi i bazës ajrore filloi në 1952 dhe përfundoi në 1955. Gjatë krizës së vitit 1997 , baza ajrore e Kuçovës u pushtua nga rebelët. Dëmet e shkaktuara nga protestuesit nuk u riparuan deri në vitin 1999.

Nga viti 2002 deri në 2004 baza u rinovua sipas standardeve të NATO-s. Përmirësimet përfshinin një kullë të re kontrolli, ndriçim të ri dhe rregullim.
Në vitin 2004, Shqipëria njoftoi planet për të hequr 80 avionë të vjetëruar në një përpjekje për të modernizuar për anëtarësimin në NATO. Avioni që po fshihej përfshinte trajnerë MiG-15 , MiG-19 dhe Yakovlev , si dhe F-5 dhe F-6 të prodhimit kinez ( Shenyang Aircraft Corporation ) . Gjatë këtij procesi avionët u magazinuan në Kuçovë. Kohët e fundit, shumë nga këto zeje në pension janë nxjerrë në ankand nga qeveria shqiptare.
Në vitin 2011, baza shërbeu si një vend xhirimi për episodin e tretë të serisë së gjashtëmbëdhjetë të Top Gear . Episodi u pa si fyes për shumë njerëz për shkak të komenteve nënçmuese të bëra për shqiptarët nga kasti.
Në gusht 2018, kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama , njoftoi përmes Facebookut se NATO do të investonte në bazë, duke thënë se “NATO do të investojë më shumë se 50 milionë euro (58 milionë dollarë) vetëm për fazën e parë të projektit, për të modernizuar. bazën ajrore në Kuçovë”.
Një tipar i Bazës Ajrore të Kuçovës është zona e magazinimit malor për avionët, e aksesuar nga një rrugë lidhëse e veçantë midis fushave të fermës, rreth 1 km në lindje të kompleksit kryesor të rrugës lidhëse, shpërndarjes dhe pistës.