Këngëtari Stresi lajmëron se ka vendosur të ndërpresë karrierën muzikore

Stresi lajmëron se ka vendosur të ndërpresë karrierën muzikore
Sonte në 19:00 dalin disa këngë të miat që kanë qëndruar të bllokuara për arsye teknike dhe procedurash kontraktuale me YouTube. Më në fund janë aty ku duhet të jenë — te ju. ????
Pas këtyre publikimeve do të marr një pauzë nga muzika për një periudhë. Jo sepse kam mbaruar së thëni atë që kam për të thënë, por sepse kam disa projekte të tjera profesionale ku dua të përqendrohem dhe t’u jap gjithë energjinë time.
Dhe para se të bëj këtë hap, dua t’ju them diçka që ndoshta nuk e them shpesh:
Faleminderit.
Faleminderit çdo njeriu që më ka dëgjuar, çdo fansi që ka qenë aty që nga dita e parë, çdo personi që më ka mbështetur edhe kur gjërat nuk kanë qenë të lehta. Faleminderit edhe atyre që më kanë kritikuar, sepse edhe ato fjalë kanë qenë pjesë e rrugës sime.
Një falënderim i madh shkon për të gjithë kolegët, artistët dhe njerëzit me të cilët kam ndarë muzikë, punë, skena dhe momente që nuk harrohen.
Kam kaluar shumë gjëra në këtë rrugë. Kam rënë, jam ngritur, kam humbur njerëz, kam fituar njerëz… por një gjë nuk ka ndryshuar kurrë: respekti dhe dashnia për ata që më kanë qëndruar pranë.
Kjo nuk është lamtumirë.
Thjesht po marr pak kohë për të ndërtuar diçka tjetër.
Do të shihemi shumë shpejt.
Dhe kur të kthehem, do të kem akoma më shumë për t’ju thënë.
Respekt dhe dashuri për secilin prej jush.
STRESI ????


