Asgjësohen 5700 bimë kanabis në Lezhë, arrestohet 42-vjeçari. Zbulohet se rrahu dhe një person (Foto)

Aktualitet

Asgjësohen 5700 bimë kanabis në Lezhë, arrestohet

Gjenden në fshatin Zimaj dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, 5700 bimë narkotike cannabis sativa. Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit.

I arrestuari dyshohet gjithashtu se ditën e djeshme, ka dhunuar rëndë fizikisht një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, ndërmjet tyre.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për përcaktimin e autorësisë së tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 25- të të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”.

Në kuadër të kësaj faze, në fshatin Zimaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara në një zonë të shpyllëzuar, 5700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjithashtu, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i këtij rasti kultivimi, shtetasi B. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ungrej, Lezhë.

Në vijim, dyshohet gjithashtu se ditën e djeshme, 42-vjeçari ka dhunuar rëndë fizikisht, një shtetas tjetër, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet tyre.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këto veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

ME TE LEXUARAT