ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm, devijohet trafiku në Rinas

Aktualitet

ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm, devijohet trafiku në

Punimet per hekurudhen drejt aeroportit, jane bere shkak per devijimin e qarkullimit te automjeteve drejt Rinasit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se për shkak të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet devijimi i Trafikut Rrugor në rrugën e vjetër të Durrësit, pranë nënstacionit të vjetër Rrashbull.

Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve, teksa do të punohet në korsinë e majtë do të lihet korsia e djathtë e lirë dhe anasjelltas.

Punimet do të zgjasin 8 ditë, fillojnë ditën e martë, datë 06.02.2024-14.02.2024, dhe do të shoqërohen me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion