Ilnisa dhe Meritoni momente intime në BBV, vëllai i gazetares zbulon si po e përjeton familja e saj

Showbiz

Ilnisa dhe Meritoni momente intime në BBV, vëllai i gazetares zbulon

Vëllai i gazetares Ilnisa Agolli, Kevin Agolli, i pyetur në “Mos i bjer me top” tek E Diell se si po e përjeton familja marrëdhënien e saj me Meritonin, ai shprehet se lidhja e tyre nuk ka ende asnjë etiketim, thjesht janë dy persona që pëlqejnë njëri-tjetrin dhe shijojnë momentin.

Ronaldo Sharka: Si po e përjetojnë prindërit këtë situatën Ilnisa-Meriton kaq shumë të ekspozuar në mediat sociale?

Kevin Agolli: Situata është më komplekse sesa e thënë kaq thjesht. Aty kemi të bëjmë me një raport ku të dy po japin çiltërsinë dhe pozitivitetin njëri-tjetrit dhe në këtë mori ngjarjesh që kanë me njëri-tjetrin, mbeten për t’u zhvilluar. Nuk është se ne kemi një etiketim të marrëdhënies së tyre.

Ronaldo Sharka: Po, ama para disa ditësh ata dhanë puthjen e parë.

Kevin Agolli: E ke parë ti puthjen, se unë nuk e kam parë. Unë di që Meritoni ka puthur vetëm Merin, që e kam parë me pamje. Në çdo rast raporti i tyre ëshët që janë dy njerëz të rritur… Ilnisa kur dashuron jepet e tëra, por Ilnisa tani shijon momentin dhe po e përjeton momentin. Ilnisa e ka kapur këtë moment dhe po e shijon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion