Teologu tregon çfarë janë hijet dhe pse disa njerëz i shohin: Na manipulojnë…

Aktualitet

Teologu tregon çfarë janë hijet dhe pse disa njerëz i

Teologu Miron Çako ka treguar nëse ekzistojnë hijet apo janë thjesht pjellë e imagjinatës sonë. Ky diskutim ka ardhur pasi moderatorja Erjola Doçi pati një moment delikat në “BBV” ku mes lotësh tha se i kanë bërë magji dhe sheh hije të cilat i bëjnë keq.

Teologu Çako shprehet se hijet ekzistojnë, por nuk janë shpirtrat e njerëzve të vdekur, por janë xhindet.

“Disa i thonë fantazma, disa i thonë hije, disa i thonë xhinde. Ekzistojnë, por duhet të dimë se çfarë janë. E para nuk janë shpirtra të vdekurish sepse në momentin kur vdes një njeri, teologjikisht trupi ndahet nga shpirti, trupi shkon në dhe sepse në dhe u mor dhe shpirti njerëzor shkon në dy destinacione.Nëse ai është një njeri besimtar dhe i drejtë, gjykohet nga Zoti dhe shkon në habitatin qiellor që rri me perëndinë, pra i themi parajsë. Në qoftë se është njeri i pabesë, mëkatar dhe ka vdekur si i tillë, ai shkon direkt në burgjet nën tokës që quhet bota e vdekjes. Shpirtrat e të vdekurve nuk qarkullojnë.”- tha teologu i ftuar në programin “Në shtëpinë tonë”.

I pyetur për rastin e Erjola Docit, teologu Miron Çako tha se nuk e njeh Erjolën personalisht, por duke e shpjeguar si fenomen ai shprehet mund të jetë një magji e zezë.

Përsa i përket yshtjes me kripë, teologu tregon se është një gjë e keqe, nuk e largon magjinë, por i futesh edhe më thellë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion