“Babai i Naimit flet për mesazhet me gruan e…” Gazetari jep detaje për vrasjen e Liridonës

Aktualitet

“Babai i Naimit flet për mesazhet me gruan e…” Gazetari

Vrasja e Liridona Ademajt tronditi Prishtinën natën e 29 nëntorit të vitit të kaluar. Para Prokurorisë së Prishtinës, në Departamentin për Krimeve të Rënda, kanë dëshmuar sërish të dyshuarit e ndaluar për këtë çështje. Lidhur me vrasjen e saj janë arrestuar Naim Murseli, bashkëshorti i saj i dyshuar si porositës i vrasjes, Granit Plava, ekzekutori e Kushtrim Kokalla, bashkëpunëtori.

Gazetari Muharrem Kafexhiu, përmendi një detaj në dëshminë e Naim Murselit, i cili tha që nuk ka qenë aty në vendin e ngjarjes, ndërsa Granit Plava thotë se Murseli ka qenë i pranishëm në momentin e ekzekutimin, por fëmijët e tij nuk i ka parë.

“Në deklaratën e parë Naim Murseli e ka mohuar përfshirjen, por çështja ka të bëjë me detajet e vogla, pra që është larguar në vendin e ngjarjes, që e mohon Dorasi. Plava në dëshminë e tij ka thënë që kur është ekzekutuar ka qenë i pranishëm edhe Naim Muselit, ndërsa për fëmijët thotë që nuk i ka pare”, tha Kafexhiu.

Ndërsa gazetari Igli Çelmenti krahasoi ndryshimin në dëshmi për sa i përket armës. Armën Granit Plava thotë që e ka blerë të Tom Dodaj. Ky i fundit thotë që Murseli e ka kërkuar vetë armën, ndërsa Murseli deklaron se Granit Plava I ka kërkuar vetë një armë Tom Dodajt.

“Bashkëpunëtorët e nxjerrin gënjeshtar sepse Plava thotë që armën e ka blerë te Tom Dodaj, (personi i katërt i arrestuar), ndërsa Dodaj thotë që Murseli e ka kërkuar armën, ndërsa Murseli thotë që Plava ka kërkuar që t’i marrë një armë vetë Tom Dodajt. Dodaj deklaron që e ka marrë para 5 vitesh në Gjakovë, disa personave nga Shqipëria, dhe e ka kërkuar vetë Naim Museli, i cili në dëshminë e tij thotë që jo, Granit Plava e ka kërkuar vetë armën, ndërsa Tom Dodaj dhe Granit Plava e hedhin poshtë deklaratën e tij”, tha gazetari.

Për sa i përket dyshimeve për tradhti, Kafexhiu thotë që në dëshminë e tij të parë, Murseli pranon që ka krisje në çift, ndërsa avokatja deklaroi se kanë qenë një çift i lumtur. Gjithsesi, sipas Çelmentit, edhe pse të dyshuarit akuzojnë për tradhti, nuk mund të bazohemi në fjalën e tyre, pasi janë autorë të dyshuar.

Në prokurori ka dhënë mbi tre dëshmi, që nuk është publikuar. Në momentin e parë para hetuesve ka përmendur krisjet në martesë. avokatja e tij, mbrëmë i mohoi këto duke thënë se çifti ka qenë i lumtur”, tha Kafexhiu.

“Alibia kryesore është tradhtia, babai i Murslit, Shaban Murseli në dëshminë e tij flet për mesazhet që ka pasur Naim Murseli me gruan e vëllait të Kushtrim Kokallës. Pra tentojnë të manipulojnë të vërtetën. Kjo nuk është e vërteta, pasi këta janë dëshmi të autorëve të ngjarjes. Ka pista të tjera më të rëndësishme që po hetohen, dosje që asnjë gazetar nuk i ka parë”, tha gazetari.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion