Arrestohet shqiptari me 200 kilogramë kokainë në Romë, zbulohet depoja e madhe e drogës

Aktualitet

Arrestohet shqiptari me 200 kilogramë kokainë në Romë,

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Karabinierët e Romës, pasi në banesën e tij u gjetën rreth 200 kilogramë kokainë dhe mjetet të kompletuara për shpërndarjen e drogës.

Gjatë kontrollit të kryer pas dyshimeve të oficerëve që e vunë re duke u fshehur në mënyrë të dyshimtë në rrugë, në shtëpinë e tij u zbuluan 8 qese të mbushura me kokainë, të ndara në 191 pako që mbanin logo të ndryshme, një “markë” e dedikuar për të gjitha shijet e konsumatorëve, raportojnë mediat në Itali.

Sasia e drogës korrespondonte me rreth 8 mijë doza, me një vlerë të mundshme prej 16 milionë eurosh, të cilat do të financonin aktivitetet e grupeve kriminale në Romë.

Në makinën që përdorte i arrestuari, policia gjeti gjithashtu një sistem të sofistikuar për të fshehur drogën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion