Arrestohet autori në Lushnjë, vodhi paratë dhe laptopin lokalit, më pas i vuri flakën

Aktualitet

Arrestohet autori në Lushnjë, vodhi paratë dhe laptopin lokalit,

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi dyshohet se ka kryer dy vjedhje brenda dy ditësh dhe më pas i ka vënë flakën një lokali në fshatin Plug.

Operacioni policor i koduar “Again” çoi në zbardhjen e dy rasteve të vjedhjes dhe në prangosjen e shtetasit me inicialet M. G., banues në këtë zonë, i cili rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Policia bëri të ditur se arrestimi u krye në kuadër të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT