Arrestohet 26-vjeçari në Vlorë, theu arrestin shtëpiak, përndiqte dhe nxiste të miturin të përdorte drogë

Aktualitet

Arrestohet 26-vjeçari në Vlorë, theu arrestin shtëpiak,

Një 26-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe u kap në flagrancë jashtë banesës. Sipas policisë, i riu dyshohet se përndiqte një të mitur 12-vjeçar dhe e nxiste për të përdorur substanca narkotike.

Ngjarja ndodhi në qytetin bregdetar, ku specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin H. M., banues në Vlorë, për tre vepra penale: “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Përndjekja”.

Ai ishte vendosur në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për çështjen e përndjekjes. Por pavarësisht kësaj mase, u konstatua jashtë banesës, duke thyer vendimin gjyqësor dhe duke vijuar veprimet e dyshuara kriminale ndaj të miturit.

Materialet procedurale janë referuar tashmë në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion