Arrestohet 21 vjeçari në Nikël, ndihmoi Marklen Hakën të fshihej! Në banesë iu gjet një armë zjarri (EMRI)

Policia ditën e djeshme arrestoi në Nikël të shumëkërkuarin e drejtësisë Marklen Haka. Krahasi tij u shoqëruan për në DVP Tiranë edhe 4 persona të tjerë. Sakaq, policia njofton se në vijim të këtij operacionit u arrestua dhe një 21 vjeçar, K.H.
Në banesën e të riut Klajdi Haka, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë. 21 vjeçari u vu në pranga për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit”.
'Në vijim të operacionit policor të koduar "Liqeni i Bacungut", të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi K. H., 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit", parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.', njofton policia.


