Arrestimet, 9 policët e Rinasit merrnin 500 euro për person për ti lejuar hyrjen në BE

Aktualitet

Arrestimet, 9 policët e Rinasit merrnin 500 euro për person për

Pas arrestimit te policeve ne Rinas, Prokuroria e Tiranës publikoi masat ndaj 9 personave, mes tyre ndihmës specialistë dhe kontrollorë në aeroportin e Rinasit, të cilët dyshohet se kanë marrë ryshfete për të kaluar qytetarët drejt vendeve të BE-së.

Sipas Prokurorisë në bashkëpunim me AMP, u provua se të nëntë personat në bashkëpunim e njëri-tjetrin mundësonin kalimin e shtetasve që ju ndalohej kalimi në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian nëpërmjet Aeroportit të Rinasit.

Si fillim në pranga ka rënë Eneo Sulejamanaj, për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Pas sekuestrimit të celularit të tij, Prokuroria arriti të zbardhte të gjithë skemën ku ishin të impikuar punonjësit e Rinasit.

Nga bisedat e zhvilluara mes tyre dhe verifikimeve në sitemin TIMS, rezulton ai se kontaktonte me Briken Tereziu, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas. Eneo Sulejamanaj ka në pronësi një Agjenci Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjenci për shitje biletash”.

Me qëllim përfitimin e vlerave monetare, krahas vlerës së biletës së avionit, Eneo Sulejamanaj mban kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë Briken Tereziu të cilit i dërgon të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensi, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, sipas përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore për këtë qëllim, duke e informuar atë rast pas rasti për problematikat që ata kanë.

Ish-kreu i Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejmanaj, i cili ndodhet në qeli pasi u kap më 21 maj duke transportuar 1 kg kokainë. Sulejmanaj në bashkëpunim me 8 efektivët e Rinasit kalonin drejt vendeve të BE qytetarë kundrejt ryshfetit nga 50 deri në 500 euro.

Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbëim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.

Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë Briken Tereziu jep udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të Be-së.

Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyre përcaktohen vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat variojnë nga 50 euro (per persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.

Kjo veprimtari e miremenduar dhe e strukturuar, ku personat të cilëve sipas ligjit dhe akteve nënligjore nuk iu lejohej dalja nga Territori i Republikës së Shqipërisë është dokumentuar e plotë nga ana e Prokurorisë. Për këto arsye, u kërkua në Gjykatën e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshme Tiranë dhe u miratua caktimi i masave të sigurisë si më poshtë:

– Briken Tereziu, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre”; Masa e sigurise “arrest ne burg”

-Eneo Sulejamanaj, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Masa e sigurisë “arrest në burg

– Sokol Xhika, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, Masa e sigurise “arrest ne shtepi”.

– Ermal Mesi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, masa e sigurise “arrest ne shtepi” .

– Ylli Prenci, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore”.
– Rei Shenjtolli, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore”.

– Enkis Aliaj, , me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, Masa e sigurise “detyrim për tu paraqitur ne policine gjyqsore.

– Argil Hasa, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore”.

ME TE LEXUARAT