Arkitektura mbetet zgjedhje e parë/ Fakulteti përmbys mesataren, i jep peshë konkursit

Zhvillimi i shpejtë urban dhe mundësitë e përfshirjes në projekte ndërkombëtare e mbajnë arkitekturën, edhe këtë vit, në një nga zgjedhjet e para për shumë maturantë.
450 të rinj nga i gjithë vendi, me prirje dhe dëshirë të veçantë për këtë profil, i janë nënshtruar konkursit të pranimit për degët, arkitekturë, urbanistikë dhe dizajn.
Pak para nisjes së konkursit dekani i fakultetit Armand Vokshi tregoi për interesin e lartë të të rinjve për këto degë. Ndryshe nga fakultete e tjera,
Arkitektura ka përmbysur peshën e notës mesatare, duke i dhënë më shumë rëndësi rezultatit të konkursit. 60% të pikëve i zë konkursi, ndërsa 40% nota mesatare e gjimnazit dhe maturës.
Por çfarë njohurish duhet të kenë maturantët që i nënshtrohen konkursit?
Gjithë aftësitë shpalosen në dy orë konkurs. Testet korrigjohen në mënyrë elektronike dhe rezultatet e kandidatëve shpallen brenda ditës.


