Apeli lë në burg prokurorin e Sarandës Sali Hasan dhe 4 të tjerë

Aktualitet

Apeli lë në burg prokurorin e Sarandës Sali Hasan dhe 4 të

Gjykata e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e sigurisë “arrest me burg” për prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe katër të tjerë.

Hasa ra në pranga pas hetimeve të nisura gushtin e kaluar për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike. Përveç Hasës, në pranga janë vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit, përcaktimi i rezultateve në garat sportive si dhe ekspertim i rremë.

Referuar hetimeve ka rezultuar se Hasa ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi ka marrë një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa që po hetohet nën masën e arrestit shtëpiak. Paraditen e së shtunës, oficerët e SPAK kanë zbarkuar në prokurorinë e Sarandës duke sekuestruar dokumentet, por edhe printera e sende të tjera ashtu siç shihet edhe në pamje.


Mësohet se janë të paktën tre episode të veçuara nga njëra-tjetra ku nga përgjimet ka rezultuar edhe fiksimi i ndeshjes Selenica-Përmeti që ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të miqve.
Për këtë është arrestuar arbitri i ndeshjes, Qerim Ruçi si dhe zyrtari i Përmetit Bledar Hajredini.

Një rast tjetër është ai i oficerit të Policisë Gjyqësore, Napolon Hodaj, që dyshohet se në bashkëpunim me ish- ekspertin mjeko-ligjor, Hysen Korenica kanë ndikuar për t’i lehtësuar akuzën një të arrestuari për “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”.

Të gjithë këto të dhëna kanë dalë gjatë përgjimit çoi në pranga gjyqtaren e Krujës Enkelda Hoxha, që zbuloi një skemë korruptive të njerëzve të drejtësisë, por edhe korrupsion në radhët e bluzave të bardha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion