BE prezanton planin strategjik për ‘shpëtimin e Tokës’: Pas 20 vitesh do “zhduken” makinat me benzinë dhe naftë

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur një sërë strategjish për të luftuar ndryshimet klimatike me synim arritjen e qëllimit për neutralizimin e karbonit deri në vitin 2050.
Dhjetra projektventime janë propozuar sot, pjesë e një prej paketave më të mëdha, por që do të duhet të miratohen nga 27 vendet anëtare të bllokut dhe parlamenti i BE-së.
Në këto propozime përfshihen plane për të taksuar karburantin e avionëve dhe në mënyrë efektive të ndalohet shitjen e makinave me benzinë dhe naftë brenda 20 viteve. Negociatat mbi këto propozime pritet që të zgjashin me muaj, pasi është tepër e vështirë për të arritur të gjithë në një vendim përfundimtar.
Shefi i Politikës së Bashkimit Evropian në një deklaratë për mediat tha se do përpiqen që të bëjnë më të mirën dhe do i japin njerëzve “një mundësi për të luftuar”.
“Ne do të kërkojmë shumë nga qytetarët tanë. Gjithashtu, ne do të kërkojmë shumë nga industritë tona, por ne e bëjmë atë për një arsye të mirë. Ne po e bëjmë të gjithë këtë për t’i dhënë njerëzimit një mundësi për të luftuar”, tha ai.
Sipas disa burimeve për agjencinë e lajmeve AFP këto propozime kanë shkaktuar konflikte serioze në rradhët e Komisionit Evropian.
Kundërshtimi i këtyre strategjive pritet edhe nga disa udhëheqës të industrisë, si linjat ajrore dhe prodhuesit e automjeteve, si dhe nga vendet anëtare lindore që mbështeten te qymyri.
Një diplomat i BE tha se suksesi i kësaj pakete do të qëndrojë në aftësinë për të qenë realiste dhe e drejtë.
Gjithashtu ai shtoi se kjo paketë nuk do të destabilizonte ekonominë: Qëllimi është të vendosim ekonominë në një niver të ri, jo ta ndalojmë atë.
Masat të quajtura si plani më abicioz i BE-së për të trajtuar ndryshimin e klimës, është emëruar si paketa “Fit for 55” sepse do ta vinte bllokun në rrugën e duhur për të përmbushur qëllimin e tij të vitit 2030 për të ulur emetimet e karbonit me 55% nga nivelet e vitit 1990.
Disa nga propozimet kryesore përfshijnë:
Kufizime më të rrepta të shkarkimeve për makinat, të cilat pritet t’i japin fund shitjeve të reja të automjeteve me benzinë dhe naftë deri në 2035.
Një taksë mbi karburantin e aviacionit dhe një çlirim tatimor 10-vjeçar për alternativat me karbon të ulët
Një e ashtuquajtur tarifë kufiri karboni, e cila do të kërkojë që prodhuesit nga jashtë BE të paguajnë më shumë për importimin e materialeve si çeliku dhe betoni
Synime më ambicioze për zgjerimin e energjisë së rinovueshme rreth bllokut
Një kërkesë për vendet që të rinovojnë më shpejt ndërtesat që nuk vlerësohen me efikasitet energjetik


