Kujdes, zëri juaj mund të vidhet

Klonimi i zërit nënkupton kopjimin artificial të zërit njerëzor përmes një programi kompjuterik. Përparimi në teknologjinë e tingullit të gjeneruar nga programi kompjuterik është aq i madh sa që softueri mund të zbulojë jo vetëm theksin, por edhe timbrin e zërit tuaj, intonacionin, ritmin, madje edhe rrjedhën tuaj të frymëmarrjes.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, tingulli mund të pasqyrojë edhe emocione të tilla si frika, zemërimi, lumturia dhe mërzia. Klonimi i zërit mund të përdoret gjithashtu për të përkthyer fjalët e një aktori ose zëri në gjuhë të ndryshme.
Megjithëse teknologjia e klonimit të zërit ka një potencial të dukshëm tregtar, ekzistojnë gjithashtu shqetësime se ajo mund të përdoret në krimin kibernetik dhe t’i shërbejë qëllimit të mashtrimit. Eksperti i sigurisë kibernetike, Eddy Bobritsky thotë se ekziston një rrezik i madh sigurie që vjen me zërat artificialë.
Përparime të tilla në teknologjinë e klonimit të zërit u hapin rrugën mashtruesve, thonë ekspertët. /abcnews


