“Ta kaloj gjuhën poshtë, mos më prek me dorë”, biznesmeni përplaset me policët për orarin e mbylljes

Aktualitet

“Ta kaloj gjuhën poshtë, mos më prek me dorë”,

Një nga biznesmenët në zonën e Lungomares është përplasur me disa policë në mbrëmje për mbylljen në orarin e vendosur për shkak të COVID.

Policia ka dalë për kontroll normal për të parë të gjitha bizneset që nuk ishin të mbyllura pas iorës 24:00, ndërsa janë përplasur edhe me qytetarin.

Biznesmeni u është drejtuar policive se përse nuk u vënë gjoba makinave apo qytetarëve që janë në rrugë edhe pas orarit të caktuar, por sulmojnë vetëm bizneset.


Ai e ka regjistruar me telefon të gjithë përplasjen mes tyre.

Debati mes tyre:

Qytetari: Skandal i madh terror policor në Lungomare s’mund të punohet kështu po na trembin turistët.

Polici: mbyll lokalin

Qytetari: Unë e kam të mbyllur na makinat pse nuk i ndalon ja ku i ke njerëzit, pse nuk i ndaloni, ja ku i keni.

Polici: Ca janë këto gjëra që thua.

 Qytetari: Veje gjobën pra, na makinën.

Polici: Mos më prek.

Qytetari: S’po të prek fare, po të them ndaloni makinat, prije gjobën. Ligji është njësoj për të gjithë.

Polici: Mos më prek me dorë se jam më i ri, ta kaloj gjuhën poshtë.

Qytetari: Ti ma kalon gjuhën poshtë mua?

Polici: Ti je i vetmi që po bën zhurmë . Mos bëj të fortin, mbyll lokalin.

Qytetari: Unë nuk jam i fortë, unë punoj me gjak, e kam me djersë e gjak, ligji është i barabartë për të gjithë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion