Anija gjigande ankoron në Sarandë, 2700 turistë nga e gjithë bota mbërrijnë në Shqipëri

Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, me mijëra qytetarë nga e gjithë bota vijnë për të shijuar bregdetin dhe natyrën e Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama pak më parë ka ndarë një video, ku njofton se 2700 turistë nga e gjithë bota kanë mbërritur në Sarandë me të famshmen “Explorer of the Seas Cruise”.
Kreu i qeverisë ndër të tjera shkuran se edhe këtë verë Shqipëria po mikpret shifra rekord vizitorësh.
“2700 turistë nga e gjithë bota mbërrijnë në Sarandë me të famshmen “Explorer of the Seas Cruise”, duke u prezantuar për herë të parë me kartolinën e bregdetit shqiptar që edhe këtë verë po mikpret shifra rekord vizitorësh #VetëmPërpara ”, shkruan Rama në postimin e tij.
“Explorer of the Seas”, është një anije lundrimi e klasit Voyager e përfunduar në vitin 2000. Ajo mund të strehojë mbi 3,000 të ftuar.


