“Po vdesim për bukë !”- I moshuari : Pensioni s’na del për ilaçe! Shqipëria shitet, lekët i merr “i gjati” 35 vite që ...

Aktualitet

“Po vdesim për bukë !”- I moshuari : Pensioni s’na

“Pensionistët, në radhë të parë, po vuajnë për bukën e gojës. Një pjesë e mirë nuk marrin më shumë se 100 mijë lekë të vjetra në muaj. Ku do t’i përdorin ato? Për ilaçe, për qira, për ujë, për drita”, tha ai, ndërsa shtoi se kryeministri, aq para i harxhon për një vakt, mos më shumë.

I moshuari theksoi se revolta e qytetarëve nuk lidhet vetëm me çështjen e Zvërnecit apo Sazanit, por për shumë të tjera, si shitja e Shqipërisë.

“Ne këtu nuk protestojmë vetëm për Zvërnecin dhe Sazanin, por për çdo skaj të Shqipërisë që po shitet dhe paratë nuk i përfiton populli, por ky i gjati, dy metroshi, me klanin e vet të qenve”, tha ai.

Pensionisti: Edhe ne, si më të moshuar pak, jemi përpjekur që t’ju ndjekim nga pas dhe t’ju mbështesim. Unë flas në emër të pensionistëve, asaj shtrese që ka vuajtur si në atë regjim, edhe në këtë. Ka 35 vite që këta vetëm mashtrojnë, vjedhin, korruptojnë njerëz të ndryshëm, duke filluar nga Amerika e deri në fund të botës. Nuk kanë lënë gjë pa korruptuar dhe komprometuar.

Pensionistët, në radhë të parë, po vuajnë për bukën e gojës. Një pjesë e mirë nuk marrin më shumë se 100 mijë lekë të vjetra në muaj. Ku do t’i përdorin ato? Për ilaçe, për qira, për ujë, për drita. Kurse ky plehra këtu harxhon për një vakt ato lekë, mos më shumë.

Ne këtu nuk protestojmë vetëm për Zvërnecin dhe Sazanin, por për çdo skaj të Shqipërisë që po shitet dhe paratë nuk i përfiton populli, por ky i gjati, dy metroshi, me klanin e vet të qenve. Ndaj nuk duhet ta ndërpresim protestën tonë deri në pikën e fundit të energjive tona. Të mbushet sheshi çdo natë edhe më shumë.

ME TE LEXUARAT