Ambasada amerikane në Tiranë: Po punojmë për çmontimin e grupeve kriminale të drogës dhe pastrimit të parave!

Ambasada amerikane në vendin tonë ka publikuar raportin e DASH në lidhje me grupet kriminale të drogës dhe pastrimit të parave.
Ambasada bën me dije se agjencitë shqiptare së bashku me autoritetet e tjera në Evropë e SHBA po punojnë për çmontimin e këtyre grupe.
“Agjencitë shqiptare të zbatimit të ligjit janë koordinuar me autoritetet në Europë, Amerikën e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në çmontimin e grupeve ndërkombëtare të krimit të organizuar përgjegjës për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, por nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të luftuar ndikimin e grupeve të krimit të organizuar.”


