"Allahu Ekber"/ Zbulohet e-mail kërc'ënues për bom'bë: Jemi Shteti Islamik

Në e-mail kërcënues të dërguar disa institucioneve në Shqipëri thuhet se është vendosur një bombë dhe se do të shpërthejë pas dy orësh.
“Përshëndetje! Kjo është shteti islamik. Me vullnetin e Allahut kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpërthejë pas dy orësh. Pas kësaj, ju të pafe do të copëtoheni. Pastaj do t’ju vrasim”, shkruhet në e-mail.

Dyshimet janë për një e-mail të rremë dhe që nuk vjen si kërcënim nga asnjë sekt fetar. Kjo pasi adresa që ka nisur e-mail është nga nje domain universiteti në Argjentinë. Shpesh deklarata të tilla janë përdorur nga agresorët për t'u fshehur pas një feje apo sekti, duke lëshuar kërcënime ndaj shtetit dhe individëve.


