30 mijë shqiptarë largohen nga vendi, fluks i lartë në Portin e Durrësit

Aktualitet

30 mijë shqiptarë largohen nga vendi, fluks i lartë në

Kjo javë pritet të shënojë kulmin e fluksit të emigrantëve dhe turistëve që largohen nga Shqipëria. Pas 25,277 pasagjerëve në dalje të regjistruar fundjavën e kaluar, këtë javë parashikohet që numri të shkojë në rreth 30 mijë.

Për përballimin e fluksit të lartë, në Portin e Durrësit janë marrë masa të posaçme, duke u vënë në dispozicion 24 sportele për përpunimin e udhëtarëve, ndërsa operojnë 5 tragete në dalje dhe 5 në hyrje, dopjo korsë. Gjithashtu, strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri për menaxhimin e lëvizjeve dhe për të garantuar një proces sa më të shpejtë të kontrollit kufitar.

Masat janë përqendruar veçanërisht në oraret me fluksin më të lartë, me qëllim shmangien e radhëve dhe vonesave për udhëtarët.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion