Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Majlinda Bufin, kryebashkiake e Rroskovecit për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i kërkuar ulet në 1 vit.
Bufi nuk rrezikon të shkojë në qeli për shkak se në përfundim SPAK kërkoi pezullimin e dënimit dhe lënien e saj në Shërbim Prove për 2 vjet.
Majlinda Bufi akuzohet se, në cilësinë e kryetares së bashkisë, i ka kërkuar një personi të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtari politike të forcave të tjera, duke e kërcënuar.


