AKU ‘zbarkon’ në baxhon në Fier, bllokohen mijëra kg produkte qumështi, nga gjalpi te mocarela e pasigurt për konsum

Aktualitet

AKU ‘zbarkon’ në baxhon në Fier, bllokohen mijëra kg

Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së, përmes Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor, referuar indicios së ardhur, ka kryer kontroll zyrtar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun e Fierit.

Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë.

Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta, konkretisht:
• ​1400 (një mijë e katërqind) kg krem gjalpi;
• ​2415 (dy mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) kg mocarela ;
• ​90 (nëntëdhjetë) kg gjalpë i freskët lope;
• ​100 (njëqind) kg gjizë;
• ​18 (tetëmbëdhjetë) kg mocarela (kova).

Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është marrë masa administrative “Gjobë” në vlerën e 250.000 lekë, ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion