Aksion policor nga Ksamili në Velipojë, bllokohen 27 mjete lundruese
Lajmifundit
/
30 Qershor 2024, 12:44
Aktualitet

Policia Kufitare së bashku me njësinë Policore Detare kanë njoftuar bllokimin e 27 mjeteve lundruese përgjatë bregdetit shqiptar në kuadër të operacionit “Siguria Detare”.
Sipas autoriteteve në mjetet e bllokuara përfshihen 18 jet ski, 4 skafë dhe 5 gomone.
Sakaq, Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.


