Aksidentoi këmbësoren dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 29-vjeçari, gjendet edhe mjeti që fshehu

Aktualitet

Aksidentoi këmbësoren dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet

Identifikohet dhe arrestohet autori i aksidentit të këmbësores në Vlorë, i cili u largua nga vendi i ngjarjes.

Më datë 30.09.2025, rreth orës 16:00, në segmentin rrugor “Gjergj Kastrioti”, një 29 vjeçar, gjatë drejtimit të automjetit të tij, aksidentoi këmbësoren Z. M., 55 vjeçe, e cila ishte duke kaluar në vendkalimin e këmbësorëve dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë 55-vjeçarja mbeti e dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Falë veprimeve të shpejta hetimore, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe mbledhjen e dëshmive nga shërbimet e Policisë Rrugore Vlorë, u bë e mundur identifikimi i automjetit që shkaktoi aksidentin dhe drejtuesit të tij.

Në vijim të veprimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Xh. R, 29 vjeç, banues në Vlorë, i cili pasi kishte aksidentuar këmbësoren tentoi t’i shmangej përgjegjësisë duke fshehur edhe automjetin, i cili u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion