Aksidentoi foshnjën dhe prindërit me G-Class, shtyhet masa për Ajas Sulejmanin

Aktualitet

Aksidentoi foshnjën dhe prindërit me G-Class, shtyhet masa për

Gjykata e Tiranës ka shtyrë dhënien e masës së sigurisë për Ajas Sulejmanin, drejtuesin e makinës G-Class që përplasi foshnjën dhe prindërit të Rruga e Kavajës.

Mësohet se masa e sigurisë për Sulejmanin do të jepet nesër, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg për shoferin 39-vjeçar

Nga ana tjetër, Sulejmani ka dhënë sot dëshminë për ngjarjen. Ai tha para togave të zeza se nuk i kanë mbajtur frenat e makinës kur semafori kaloi me të kuqe. 39-vjeçari u shpreh se nga vendngjarja u largua për shkak të vajzës së tij 5-vjeçare.

Ndërkohë, kujtojmë se Ajas Sulejmani, nën efektin e drogës, përplasi 2 ditë më parë fëmijën dhe prindërit, teksa po kalonin te vijat e bardha në Rrugën e Kavajës.

Aktualisht çifti ndodhet ende në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa foshnja ka marrë vetëm një gërvishtje te syri.

ME TE LEXUARAT