Aksidenti tragjik në Greqi, mes viktimave dy kushërinj, kishin shkuar për mbledhjen e qershive

Aktualitet

Aksidenti tragjik në Greqi, mes viktimave dy kushërinj, kishin shkuar

Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga aksidenti i rëndë në Greqi, ku humbën jetën 5 shqiptar.

Dy prej tyre ishin të rinj dhe pjesëtarë të një familje, djem xhaxhallarësh. Në fotot më poshtë janë 19-vjeçari Ergin Peposhi dhe Ardit Peposhi vetëm 16-vjeç.

Aksidenti tragjik në Greqi, mes viktimave dy kushërinj, kishin shkuar

Të dy ata ishin pasagjerë në makinën që u përplas me kamionin, mësohet se ishin nisur për të punuar në Greqi si punonjës sezonalë të mbledhjes së qershive, tek babai i Erginit.

Në këtë aksident humbën jetën gjithashtu shoferi, Besim MUCAJ 27.03.1968. Ilir DACI 28.07.1973. dhe Gazment BRAHAJ, 07.07.1976.

Aksidenti tragjik në Greqi, mes viktimave dy kushërinj, kishin shkuar

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.

ME TE LEXUARAT