Aksidenti te ‘Qafa e Koshovicës’, arrestohet 45-vjeçari që i ndërpreu rrugën automjetit tjetër

Aktualitet

Aksidenti te ‘Qafa e Koshovicës’, arrestohet 45-vjeçari

Policia e Fierit ka vendosur në pranga shoferin 45-vjeçar i cili para dy ditësh shkaktoi një aksident në vendin e quajtur ‘Qafa a Koshovicës’.

Në njoftimin për mediat blutë bëjnë me dije se dyshohet se Michele Angelo i preu rrugën makinës ‘Benz’ ku mbetën të lënduar 4 persona. Pas aksidentit 45-vjeçari banues në Itali u largua nga vendi i ngjarjes.

"Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur në datë 08.08.2025, në vendin e quajtur "Qafa a Koshovicës", ku mbetën të dëmtuar katër shtetas, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga automjeti që drejtohej nga shtetasi M. A., i cili është larguar nga vendngjarja.

Në përfundim të veprimeve procedurale specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 45 vjeç, banues në Itali, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion