Dëshmia e të mbijetuarës amerikane nga aksidenti tragjik në autostradë: Brenda pak sekondash u përmbysëm

Aktualitet

Dëshmia e të mbijetuarës amerikane nga aksidenti tragjik në

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku një autobus i linjës Berat-Tiranë është përmbysur në rrugë, ndërsa shoferi humbi jetën.

Një turiste amerikane, e cila ishte pasagjere e autobusit, ka folur për mediat duke treguar se si ndodhi aksidenti.

“Jam Debora nga Amerika. Isha në Shqipëri për qejf, u kënaqa shumë. Nesër do të kthehem në Amerikë dhe sot po vija në Tiranë. Rrugës pashë shoferin që bënte lëvizje, rrotullohej, nuk ishte mirë. Po shkruaja në telefon kur autobusi u përmbys.

Ata që ishin ulur në anën e majtë të mjetit morën dëmtime shumë të rënda. Shoferin e pashë që vdiq. Dëmtime të rënda mori edhe djali i ulur pas tij dhe një vajzë. Unë isha ulur në anën e djathtë. Nuk u lëndova. Shumë njerëz nga ndërtesat afër dhe shoferë ndaluan të na ndihmonin”, u shpreh ajo.

Në aksident mbetën të plagosur 12 persona, shtatë prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion