Bonusi për pensionistët, reagon Kryeministri Edi Rama: Pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet

Aktualitet

Bonusi për pensionistët, reagon Kryeministri Edi Rama: Pasqyrë

Edi Rama ka komentuar miratimin në mbledhjen e qeverisë të aktit normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit, duke e cilësuar atë si një pasqyrë të rritjes ekonomike dhe të mundësive të reja financiare për kategoritë në nevojë.

Sipas kryeministrit, akti normativ i qershorit parashikon një bonus të ri për pensionistët, si dhe rritje të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara, fëmijët me nevoja të veçanta dhe kujdestarët e tyre.

Ai theksoi gjithashtu se paketa përfshin masa mbështetëse në fusha të ndryshme si teknologjia, sipërmarrja, shëndetësia, bujqësia dhe zhvillimi urban e rural, ndërsa veçoi financimin e mbrojtjes si më të madhin në historinë e Forcave të Armatosura.

Rama deklaroi se në ditët në vijim do të shpjegohen në detaje secila nga masat e reja, duke nënvizuar se të ardhurat shtesë nga rritja e çmimit të naftës do të orientohen gjithashtu drejt bonusit për pensionistët.

“AKTI NORMATIV I QERSHORIT që sapo kaloi në qeveri është pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet dhe mundëson një tjetër bonus për pensionistët;

një rritje kuptimplotë të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar, fëmijët me aftësi të veçanta, autizëm, etj., si edhe kujdestarët e tyre;

një sërë masash të tjera mbështetëse për teknologjinë, sipërmarrjen, shëndetësinë, bujqësinë, zhvillimin urban e rural, ku masa e re për financimin e mbrojtjes është më madhja ndonjëherë në historinë e Forcave të Armatosura

Në ditët në vijim do të shpjegojmë çdonjërën nga masat, por mbetet domethënëse kalimi tek bonusi i pensionistëve edhe i të gjithë të ardhurave shtesë nga rritja e çmimit të naftës”,– shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion