AMP ndalon në Tiranë një punonjës policie, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj vajzës së mitur

Aktualitet

AMP ndalon në Tiranë një punonjës policie, dyshohet se

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, përmes Drejtorisë Rajonale Tiranë, ka ndaluar me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit E. M., i cili dyshohet për veprën penale “Dhuna në familje”, të parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Masa u mor pas veprimeve të menjëhershme hetimore, të ndërmarra mbi dyshimet se ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur. Pas shqyrtimit të rrethanave dhe me autorizimin e prokurorit, AMP vendosi ndalimin e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa personi i ndaluar është vënë në dispozicion të organit të akuzës për vijimin e procedurave ligjore.

AMP thekson se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e ligjshmërisë, garantimin e llogaridhënies dhe rritjen e besimit të qytetarëve te institucionet e zbatimit të ligjit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion