Aksidenti me nipin e biznesmenit të qendrës "Pajtoni", procedohet shoferi nga Kosova

Aktualitet

Aksidenti me nipin e biznesmenit të qendrës "Pajtoni",

Policia e Durrësit njoftoi se ka proceduar në gjendje të lirë një shofer nga Kosova, pas aksidentit që i mori jetën djalit te sipërmarrësit Mentor Pajtoni dhe nipit i biznesmenit tjetër të suksesshëm Armando Pajtoni.

Policia thotë se 27-vjeçari ishte duke lëvizur me motor në aksin Kavajë-Rrogozhinë, kur përplasi nga pas makinën e shtetasit J.S nga Kosova.

Ndonëse shoferi i makinës rezultoi se nuk kishte konsumuar aklook, megjithate është proceduar në gjendje të lirë.

Si pasoje e aksidentit, Ildi Pajtoni mbeti i plagosur rende dhe u dergua ne spitalin e Traumes ku u mbajt ne trajtim te gjate por nuk arriti qe te mbijetoje si pasoje e plageve dhe demtimeve te marra. 

“Në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur rreth orës 10:15, të datës 26.06.2024, në autostradën “Kavajë-Rrogozhinë”, ku motomjeti me drejtues shtetasin A. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, ka goditur nga mbrapa automjetin me drejtues shtetasin kosovar J. S., 38 vjeç, dhe si pasojë mbeti i dëmtuar 27-vjeçari, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, ju informojmë se:

Në lidhje me këtë rast janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit. Në përfundim të këtyre veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Nga kryerja e testit të alkoolit, 38-vjeçari rezultoi 0.00 mg/l.

Dyshohet se për shkak të dëmtimeve nga ky aksident, ditën e djeshme, shtetasi A. P. ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion